FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga sot shqiptarët e vaksinuar mund të udhëtojnë në Hungari

Duke nisur nga kjo e enjte shqiptarët që zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19 mund të hyjnë në Hungari pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shqiptare në Hungari shkruan se nga data 10 qershor hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit.

“Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Hungari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ky vendim u njoftua më herët nga kryeministri Rama gjatë vizitë në Hungari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?