Nga Spanja ekstradohet 26-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim prej vitit 2023

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, është finalizuar ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Algert Zeneli, 26 vjeç, banues në Milot.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë “kultivimin e bimëve narkotike”, “prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”, si dhe për pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal” dhe “vepra të kryera nga organizata kriminale”.

Sipas të dhënave hetimore, dyshohet se gjatë vitit 2023, në zonën e fshatit Kir, në Njësinë Administrative Pult, si dhe në disa zona të tjera pranë Thethit në qarkun e Shkodrës, ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë të një grupi kriminal, ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 10 900 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni për kapjen dhe ekstradimin e tij është realizuar falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, duke bërë të mundur lokalizimin e tij në Spanjë, ndalimin dhe më pas transferimin drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?