Nga takimi me gjimnazistët tek përcjellja e motrave në shkollë, deputetja Çaushi: Një fillim i ri drejt dijes dhe suksesit
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka ndarë një moment të veçantë me disa prej djemve që sot nisën vitin e parë të gjimnazit. Përmes një bisede miqësore, Çaushi u ka përcjellë atyre urimet për një fillim sa më të mbarë të kësaj etape të re në jetën e tyre, duke e cilësuar gjimnazin si një rrugëtim drejt dijes, suksesit dhe një të ardhmeje sa më të bukur.
“Një fillim i ri, një rrugëtim drejt dijes, suksesit dhe një të ardhmeje sa më të bukur”, shprehet deputetja, ndërsa u uron nxënësve që vitet e gjimnazit të jenë të mbushura me dije, arritje dhe momente të bukura. “Suksese në këtë rrugë të re, djem! Uroj që vitet e gjimnazit të jenë të mbushura me dije, arritje dhe sa më shumë momente të bukura”, shkruan Çaushi.
Një nisje e veçantë e vitit shkollor për Bines dhe Merit. Mëngjesin e sotëm, Çaushi ishte pranë vajzave së bashku me gjyshen e tyre, duke i ndihmuar të bëheshin gati për në shkollë. Momenti më emocionues ishte përcjellja nga gjyshja, e cila me lot në sy uroi mbesat për një vit të mbarë. Përqafimi dhe buzëqeshja e vajzave sollën një moment të ngrohtë, që dëshmoi edhe një herë se një gjest i vogël mund të ketë shumë vlerë. “Rrugë të mbarë në dije, të dashur fëmijë!”, ishte urimi i Zegjine Çaushit për të gjithë nxënësit në nisjen e vitit të ri shkollor.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

