Nga Universitetet, tek kopshtet e çerdhet/ Manastirliu firmos urdhërin, institucionet arsimore mbyllen deri në 3 prill

Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 3 prill.

NJOFTIMI I MINISTRISE
Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19, Manastiliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020.
“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?