Ngacmoi 16-vjeçaren, arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë
Policia e Lushnjës ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një e mitur për ngacmim seksual.
I arrestuari është TH.K, drejtues i një mjeti transporti të një shkollë jopublike. Mësohet se edhe vajza frekuentonte shkollën private, ku shtetasi në fjalë ishte i punësuar si drejtues furgoni.
Nga burimet mësohet se arrestimi i kryer mbrëmjen e 31 marsit ka ardhur si pasojë e denoncimit të familjarëve të vajzës së mitur.
Gjithashtu mësohet se familjarët kanë ndërmarrë kallëzimin pasi e mitura u ka treguar për ngacmimin që i ka bërë drejtuesi i mjetit, që e merrte nga banesa dhe e çonte në shkollë dhe anasjelltas.
Mësohet se e mitura është pyetur në praninë e një psikologeje për të dhënë versionin e saj, që ka çuar në ndalimin e drejtuesit të furgonit të shkollës jo publike.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?
Results
Vota totale: 2891

