Ngacmoi seksualisht të miturën dhe e preku në vende intime, Gjykata e Kavajës merr vendimin për 60-vjeçarin

Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Shtetasi me iniciale A.Sh., akuzohet se sulmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare në Durrës. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ishte prokuroria ajo që kërkoi këtë masë sigurie ndërsa Gjykata e la në fuqi.

Në dëshminë e dhënë në komisariat para disa ditësh i moshuari u shpreh:

“Nuk e kam prekur. Unë e njoh prej kohësh, se jetojmë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo të kem pasur tendencë për këto veprime.”

Ishin prindërit e vajzës që e kanë denoncuar 60-vjeçarin për ngacmim seksual, ndërsa e mitura ka dëshmuar se ai e ka ngacmuar dhe e ka prekur në vende intime.

SHKARKO APP