Ngacmuan femrat dhe plas grushti në Vlorë, dy në spital (foto)

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit.

Së fundmi një grup peshuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Për shkak të këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra.

Këtë skenë e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

“Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Po kontrollohen kamerat e zonës për të bërë identifikimin e personave dhe ndalimin e tyre.

Një ngjarje e tillë vjen 4 ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Potam të Himarës ku u vra një 7-vjeçare nga një polic me skaf./marrë nga Oranews/

 

SHKARKO APP