Ngeci në “rrjetën” e ONM-së, kryeprokurorja e Durrësit tërhiqet nga gara për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot tërheqjen nga kandidimi për tu emëruar prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryeprokurores së Durrësit Anita Jella me kërkesë të saj dhe deklarojë të përfunduar procedurën e ngritjes në detyrë për të.

Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella, e cila kandidonte për një vend në Prokurorinë e Posaçme SPAK,  ‘ngeci ‘ në rrjetën e ONM. Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 1 (një) vendi vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme përmes procedurës së ngritjes në detyrë dhe të caktojë Komisionin e Posaçme për zhvillimin e procedurave për përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK dhe të ndjekë e të zbatojë procedurat paraprake për plotësimin e kushteve nga kandidatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shprehja e interesit duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga publikimi i shpalljes në faqen zyrtare të institucionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?