FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngecja e Integrimit, Xhafaj: Shkak problemet e BE-së. Zhupa: Shkak keqqeverisja

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj thotë se rrethanat kanë ndikuar në ngecjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të kushtet teknike dhe politikë janë plotësuar.

“Tani nuk është më çështje e reformave apo e problemeve që duhen adresuar nga qeveria shqiptare, por janë probleme që kanë të bëjnë me vendimmarrjen evropiane. Kjo nuk po ndodh vetëm me Shqipërinë, ne kemi parë në vende të tjera dhe në Maqedoninë e Veriut pak javë më parë ku pati zgjedhje, që ka një lodhje me pritjen për t’u hapur mundësia e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, ka deklaruar Xhafaj.

Kurse deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është e mendimit se Shqipëria çdo ditë po largohet nga standardi europian nisur nga lufta ndaj korrupsionit apo çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?