Ngjarja e çuditshme në Vlorë, vihet nën hetim 51-vjeçari: I vuri flakën dyshekut të nënës
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Vlorë, ndërsa policia ka referuar materialet në prokurori për një 51-vjeçar.
Sipas të dhënave zyrtare, 51-vjeçari me iniciale R.B. ka qenë në banesën e nënës 75-vjeçare në lagjen “Pavarësia”, dhe duke dashur të djegë disa letra ka ndezur një shkrepëse por i ka vënë flakën dyshekut.
Pas ngjarjes policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, vepër kjo për të cilën parashikohet gjobë ose burgim gjer në tre vjet.

