Ngjarja e djeshme/Nga banda në grupe të mirëstrukturuara kriminale

Analisti i njohur investigativ, Artan Hoxha tha sot, pas vrasjeve mafioze ditën e djeshme në Fushëkrujë të tre personave, se “Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Gazetari i ABC kujtoi edhe vrasjen e Endrit Alibejt në fund të dhjetorit 2018 duke theksuar se edhe ajo ishte një ngjarje ku u ekzekutuan tre persona dhe më pas u pasua nga një numër i madh krimesh, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit sëfundmi.

“Ajo që ndodhi dje në Fushë Krujë është tepër e rëndë. Për të kujtuar një ngjarje të ngjashme duhet të kthehemi katër vite pas, në dhjetor 2018 ku u vranë tre veta në Bradashesh. Ajo ngjarje pastaj u pasua me shumë vrasje të tjera, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se ekzekutorët e Fushë Krujës ishin tepër profesionistë.

“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirëorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin”, tha Hoxha.

Por shteti duhet të kundërpërgjigjet fort dhe ashpër me drejtësi, por edhe me antikrim.

SHKARKO APP