Ngjarja makabër; Dëshmitarja: Trupin e 12 vjeçarit e gjetëm në rrugë
Vrasja makabër në qendër të Himarës, ku xhaxhai i mori jetën nipit 12 vjeçar në mënyrë makabre, duke i prerë kokën, ka shokuar opinion publik. Një dëshmitare, e cila mes lotëve që i rridhnin, tregon se trupin e pajetë të të miturit, e kishin gjetur në mes të rrugës, shumë afër banesës në të cilin ndodhi ngjarja.
Sipas saj, të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë pa kokë të 12-vjeçarit kanë qenë dy punëtorë të cilët po punonin tek rruga dhe që më pas kanë njoftuar policinë. Banorët janë shprehur se daja i viktimës njihej si person problematik në zonë, pasi shpesh herë kryente veprime jo normale.
Ndërkohë, për djalin e vogël, ajo shton se ai vinte çdo vit për të kaluar tek gjyshërit pushimet verore bashkë me nënën dhe babain e tij.
Dëshmitarja shton se: “Kjo është hera e parë që ka ndodhur. Ne jemi njerëz të urtë, njerëz me kulturë e edukatë. Ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe jemi të prekur shumë. Djali ishte një djalë shumë i mirë, një minoren shumë i edukuar. Ai vinte këtu çdo vit për të kaluar pushimet verore. Ndërsa autori i krimit, është një njeri me të meta mendore. Ai ishte problematik në fshat, pasi bënte gjëra jo të mira. Ai nuk ishte i rregullt. Ai punonte, por nuk e merrje vesh sesi vepronte. Ne na thanë dy punëtorë që punojnë afër rrugicës së shtëpisë së tyre se aty ishte një trup i pajetë. Ata e kanë gjetur trupin. Familja e tij kishte ardhur nga Greqia për të bërë pushimet, djalin e lanë me gjyshen e gjyshin. Gjyshërit e tij ishin shumë të edukuar”,- tha ajo.
Policia pohon se 30-vjeçari Jorgo Zani ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar i kuruar për diagnozën, “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndeve narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

