Ngjarja ndaj presidentes Osmanit në Shkup, eksperti: Bagazhet diplomatike nuk preken

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopjani thotë se incidenti i djeshëm diplomatik, ku presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin, nuk justfikohet.

Për të bazuar në rregulloren e Konventës së Vjenës përcaktohet qartësisht se bagazhi diplomatik nuk preket. Ai shton se rregullorja e Konventës së Vjenës hyn në fuqi edhe në shtetin maqedonas, e kjo ishte qartazi një shkleje flagrante e integritetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

”Rregullat e bagazhit diplomatik bazohen në Konventën e Vienës. Bagazhi diplomatik nuk kapet në parim, duhet të jenë rrethana jashtëzakonisht shumë të veçanta që të hapet, që edhe ato duhet të arsyetohen fill e për pe, me qëllim që të hapet bagazhi diplomatik. Truprojat ePrizrenit e kanë për detyrë të mbrojnë integritetin e presidentes, kanë si detyrë të ndërhyjnë në çdo lloj rasti”,-tha eksperti për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP