Ngjarja në Allias, polici qëlloi veten pas sherrit me gruan

Fillimisht policia njoftoi se ishte një plagosje nga pakujdesia, por hetimet zbardhën shkaqet e vëteta të plagosjes së Bashkim Çeçës, me detyrë polic.

Mësohet se 41 vjeçari u grind me bashkëshorten e tij, sapo u kthye nga puna, rreth orës 15 të ditës së djeshme.

I gjendur në presion pas sherrit me të shoqen, Çeça shkoi në dhomën e gjumit, mori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi veten pranë zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi dëgjoi të shtënën me armë, bashkëshortja u alarmua. Polici u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të vështirë për shkak të plagëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Polici nuk ka pasur probleme në punë dhe mendohet të ketë qenë sherri me bashkëshorten shkak për tentativën e vetëvrasjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?