“Ngjarja në Fier/ Nxënësi: Kemi frikë mos marrim sëmundje. Prindi: Më tha djali nuk shkoj në shkollë se po na nxihet jeta (VIDEO)
Një prind i një nxënësi që është helmuar në shkollën “Janaq Kilica”, ka treguar për mediat se askush nuk e di çfarë ka ndodhur ditën e sotme ndërsa kla bërë thirrje ndaj shtetit të merren masa serioze për këtë çështje.
“Nuk e di njeri çfarë ka ndodhur, kam vajzën që është helmuar. Shteti duhet të merrt seriozisht me këtë punë. Nuk ka mundësi që një maskara të shkaktojë diçka të tillë”.
Njëri nga nxënësit ka thënë se nuk është hedhur nga ndonjë nxënës spraj me piper siç është raportuar më herët, dukje treguar edhe momentet kur ka ndodhur ngjarja ndërsa më tej ka akuzuar drejtorinë arsimore për mos marrje të përgjegjësive të saj.
“Drejtoria hërën e parë nuk bëri asgjë. Problemi është se nuk bëhet kontroll, atje ishte edhe herën e parë drejtoresha, iku dhe nuk erdhi më për disa kohë. Na dhanë profesorët lajmërimin të dilnim përjashta. Frikë kemi shumë, ikëm me vrap. Kami frikë mos marrim ndonjë sëmundje ndonjë gjë. Ishte në orë të pushimit, nuk ishte spraj”.
Një prind ka rrëfyer se këtë herë fatmirësisht fëmija e tij nuk ishte helmuar, por kujtoj atë çfarë ka ndodhur pak ditë më parë në të njëjtën shkollë.
“Kam djalin që më është helmuar, është në ambjentet spitalore, është stabilizuar por jo në gjendjen që duhet. Rradhën e parë ishte jashtë kur ndodhi ngjarja. Nuk na kanë lajmëruar për asgjë. Djali ka ardhur në shtëpi në gjendje që se kisha parë ndonjëherë. Më tha nuk shkoi më në shkollë se po na nxihet jeta”.
/FAXWEB.AL