Ngjarja në Rinas/ Rama: Forcat e së shkuarës po sfidojnë kryeministrin e gabuar

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Gjirokastrës i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, ka folur edhe për situatën në aeroportin e Rinasit, ku vijojnë të jenë të pezulluara fluturimet.

Kreu i qeverisë tha se është e patolerushme humbja e ngarkesës së vaksinave anti-COVID. Më tej,Rama deklaroi se nuk ka shans që forca të verbëra të marrin peng të ardhmen dhe të ndalin proçesin e vaksinimit.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?