Ngjarje e frikshme në Himarë, e godet skafi në det, humb jetën pushuesi
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 18:27
Një pushues në Himarë ka humbur jetën duke notuar, pasi është goditur nga një mjet lundrues në det. Skafi ka goditur në pjesën e shpatullës dhe në kokë viktimën, duke i shkaktuar gjymtime të renda.
Ngjarja ka ndodhur në Livadh. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.
KOHA JONË SONDAZH

