Ngjarje e rëndë/ Mbytet një fëmijë 11 vjeç në lumin Shkumbin
Mbytet një fëmijë në ujërat e lumit Shkumbin pranë Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit.
Trupi i pajetë i 12-vjeçari u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.
Librazhd/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

