Ngjarje e rëndë në Korçë! 66-vjeçari gjendet i djegur në makinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Çinoku, rreth 66 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet paraprake, dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Policia pritet të japë detaje të tjera pasi të përfundojnë veprimet hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?