Ngjarje e rëndë në Lezhë, shpërthen bombula e gazit në një shtëpi
Një shpërthim i bombulës së gazit është regjistruar në një banesë në fshatin Markatomaj, në Lezhë, duke shkaktuar panik në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi raportohet se ka persona të lënduar, ndërsa numri dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk janë bërë ende të ditura.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Detajet mbi shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të verifikimeve.
KOHA JONË SONDAZH

