Ngjarje e rëndë në Shkodër! Burri vret gruan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Dërçin, ku sipas informacioneve paraprake, pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur e vrarë një grua.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
KOHA JONË SONDAZH

