Ngjarjet e bujshme të 2021/ “Dëshmor i Atdheut”, heroi i rrallë Arjan Sala që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 25 jetë

Nga: Redjon Shtylla

Heronjtë nuk janë vetëm në filmat vizatimorë, por përgjatë 2021 u njohën me heroin më të madh të Shqipërisë. Arjan Sala, u fut mes flakëve dhe shpëtoi 25 jetë, por humbi dhe u shua. Sipas familjarëve dhe punonjësve, Arjani ishte i pari që vrapoi për të nxjerrë jashtë punonjësit e magazinës në qenrën tregtare “Casa Italia”.

Ai u përpoq me sa mundi më pas për të shuar flakët që sa vinin edhe shtoheshin. Trupi i pajetë u gjet tre ditë pas shpërthimit të flakëve, në një kohë që plaga e familjes ishte e madhe. Sipas analizave, një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin e madh. Referuar ekspertizës, shkëndija elektrike ishte në një neon në garazhin që përdorej si magazinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flakët u përhapën me shpejtësi kjo për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme. Pas ngjarjes Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Statusi i lartë që mban motivacionin “Humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në rast fatkeqësie”, iu dorëzua familjarëve nga kryeministri Edi Rama. Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ashtu vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, heroin Arjan Sala (pas vdekjes).

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë me motivacionin: Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij familjarë të “Dëshmorit të Atdheut”, të cilëve u dorëzoi në mënyrë simbolike një kopje të tabelës së rrugës që do mbajë emrin e të ndjerit. Mes shumë emocionesh, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shumë vajza e djem, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, janë frymëzuar nga gjesti i heroit Arjan Sala. Rruga që mban emrin “Arjan Sala” ndodhet pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë, në Njësinë 11.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?