Ngjela: Basha iku për të marrë forcë, ka raport të drejtpërdrejtë me politikën amerikane

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin në jetën politike të Lulzim Bashës. Për të Basha dha dorëheqjen në formë morale se humbi zgjedhjet, teksa në këtë moment ai ka të drejtën të rikandidojë sërish për kryetar të demokratëve.

“Basha dha dorëheqjen në formë morale se humbi zgjedhjet. Ai nuk tha do ikë nga politika. Vetëm Saliu nuk jep dorëheqje kur humbet. Kuptohet që ka një raport të drejtpërdrejtë mes politikës amerikane dhe Bashës. Për këtë arsye ai përjashtoi Berishën nga partia.

Lulzim Basha e ka nisur këtë aksion dhe pas kësaj lëvizjeje, vjen dhe jep dorëheqjen sepse humbi zgjedhjet. Vjen një moment ku jemi përballë zgjedhjeve të reja dhe politikanit i mbushet mendja për faktin se PD është në proces për kreun e ri, ai ka të drejtën të kandidojë sërish.

Basha dha dorëheqjen për humbjen. Çdo kryetar partie tërhiqet për të marrë forcë dhe futet sërish në lojë. Çështja kryesore është nëse ka të drejtë të rikandidojë apo jo? Ai ka. Ka marrë akte për të mirën e demokracisë në vend duke nxjerrë non-gratën nga partia. Këto janë në favor të politikës amerikane në vend. Ai tani hyn sërish për të marrë partinë. Berisha nuk ka të drejtë të konkurrojë për kreun e PD-së. Nuk është anëtar i PD-së”, u shpreh ai në ”News 24”.

SHKARKO APP