Ngjela bën deklaratën e fortë: Rama do të bllokojë SPAK, shpreson te fitoja e Rusisë mbi SHBA
Nga studioja e lajmeve në TV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se paketa anti-KÇK shpallet në raste emergjente, por krimi aty ka qenë. Ngjela ka shtuar se Rama do të sfumojë SPAK-un me dosje duke e bllokuar.
Sipas tij, Rama e bën këtë pasi ka shpresë që në përplasjen politike me SHBA-së dhe Rusisë, të fitojë kjo e fundit, të cilës nuk i intereson korrupsioni në vendin tonë.
“Anti-KCK është akt normativ. Akti normativ është një urgjencë qeveritare për një çështje të caktuar që nuk pret të futet në parlament. Duhet të ketë nevojë dhe urgjencë. Shqipëria nuk ka asnjë urgjencë. Krimi ka qenë aty nuk doli sot. Ata duan të sfumojnë SPAK. Nëse do ta kishin shkelur ligjin për të nxjerrë veten. Këta kanë marrë pallatet e krimit ordiner. Këta duhen shpronësuar, qeverisësit e lartë. Nuk mund të kesh prona kur je kryeministër.
Po korrupsionin e lartë shtetëror ku e ka? Do ta bllokojë SPAK-un me dosje, që të fitojnë kohë. Mbase e fiton Rusia përplasjen me SHBA. Natyrisht që politika ruse është me korrupsionin në Shqipëri”, tha Ngjela.