Ngjela: Berisha duhet të japë dorëheqjen. Akti i Alibeajt, i përgjegjshëm
Avokati Spartak Ngjela, thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm për disfatën në zgjedhje, por edhe për faktin që nuk mundi t’i ruajë votat, nëse supozon që janë vjedhur.
Ai e konsideroi një akt të përgjegjshëm largimin e Alibeajt nga drejtimi i PD-së zyrtare. Ngjela vë në dukje se Berisha nuk mori asnjë bashki të madhe dhe është një politikan që s’e pranon më shoqëria. I pyetur a duhet ta bënte edhe Berisha një hap të tillë?, Ngjela tha:
”Nuk dihet se për kë luan Berisha, mund të ketë qendër, është i detyruar. Lëreni të mundurin në mallëngjimin e vet. Edhe gënjeshtrat që bën për të rigrupuar veten. I munduri nuk mundet dot të ketë logjikë, aq më tepër që ku është një individ i rrezikuar, dhe donte të nxirrte në pah ndërkombëtarisht forcën e tij, por paraqiti dobësinë. Nuk ka zë në opinionin publik. Thotë ndonjë gjë të re nga dita në ditë. Historia ecën me trend. Trendi shqiptar është anti-Berishë, kot lodhet”,-tha në ”MCN TV”.