Ngjela: Nuk vajta te pritja e Clinton sepse ftesën e kisha pa numër vendi, thashë se do më linin në këmbë

Avokati Spartak Ngjela tregon arsyen se përse nuk mori pjesë në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit të 42 të SHBA-ve, Bill Clinton. Ai tha se e mori ftesën, por kur pa se nuk i kishin caktuar vend, anuloi pjesëmarrjen e tij.

“Më ftuan, po nuk shkova. Pashë që ftesa ime s’kishte numër vendi, dhe thash këta më kanë lënë në këmbë, dhe s’vajta se do thonin mediat ja e lanë në këmbë, shiko si është katandisur, e thënë me humor. Sot më thanë e kishe gabim sepse vendin do ta jepnin atje. Ajo në këmbë nuk më interesonte, do thonin ja si e kanë katandisur”, tha Ngjela.

Ndërkohë për deklarata nga opozita se vizita e Clinton ishte e sponsorizuar nga Soros, ai tha: ”Pse Clintonin, Soros e drejton? Amerika është shtet kapitalist. Çdo njeri që paguan shkon, dhe Soros ka paguar dhe ka shkuar me ata të vetët. Nuk e di sa ka qenë çmimi. Kjo është e gjitha lojë që bëjnë këta të Saliut. Pse çfarë është Soros, si mund të drejtojë Amerikën”, tha ai.

SHKARKO APP