Ngjela për kr*min në Peqin: Ngjarja shumë e rëndë, Manja duhet të japë dorëheqjen

Vrasjen e të dënuarit Arben Lleshit nga i dënuari tjetër Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit, avokati Spartak Ngjela e quan si ngjarje është shumë të rëndë dhe që mbart shumë pikëpyetje. Për të shteti është i detyruar maksimalisht t’i garantojë ekzistencën çdo të burgosuri.

“Sipas rregullit të ligjeve penitenciare në perëndim pushohet gjithë ekipi i policisë. Ministri nuk mban përgjegjësi, por duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Vrasja e një të burgosuri është përgjegjësi e rreptë shtetërore, sepse nuk dihet kush e ka vrarë.

E kanë vrarë shërbimet? Pra shteti vetë përmes një skeme të brendshme? Nuk dimë se, cili është personaliteti i atij që është vrarë. Ka ditur gjëra sekrete në lidhje me akuzën që ka?”, u shpreh Ngjela në TCH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?