Ngjela: Politika amerikane nuk mundet në vendet ku ka interes, sidomos nga krimi i rrugës

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se politika amerikane nuk mundet në vendet ku ka interes, sidomos nga krimi i organizuar i rrugës.

Ngjela: Tani këtu ka dy gjëra: politika amerikane nuk mundet në vendet ku ka interes, sidomos nga krimi i organizuar. Se çfarë duna të bëjnë këta nuk e kuptoj. Ambasadorja amerikane nuk mund të përmendte non grata nëse nuk ka të bëjë me Amerikën.

Pse e tha këtë? Sepse ka lidhje me drejtësinë dhe ligjin amerikan. A do ta çojë para politika amerikane këtë gjë që ka nisur në vendin tonë? Ambasadorja amerikane drejton politikën e presidentit Biden.

SHKARKO APP