Ngjela: Pse Melania nuk e lejoi ta puthë Trump në ceremoni?

Nga Spartak Ngjela

Donald Trump u betua si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por gruaja e tij Melania Trump u paraqit në këtë ceremoni me një kapelë republike që, me rrethin e saj të gjerë si strehë, nuk e lejoi presidentin që ta puthë.
Ajo, me atë paraqitje e atillë si mbretëreshë, që i habiti të gjithë, dhe me atë qëndrim mbretëror, i tha historisë më shumë sesa opinionit publik:
Këtu, në.këtë festë, jam unë, dhe askush tjetër: Tani, unë jam mbreti në Washington.
Melania ishte e ftohtë në qëndrimin e saj, dhe Trump që sikur i lutej asaj. Ndërsa ajo, e tërhiqte zvarrë siç dëshironte ajo.
Dhe kapela repunlike e saj, u bë lajm i gjerë në media.
Edhe ajo kapelë nuk ka shpjegim tjetër veç kësaj: “Këtu jam unë, dhe vetëm unë, sepse jam Mbretëresha në Uashington.
Dhe Trump vinte vërdallë, jo si i fyer apo i poshtëruar, por si pranues i rolit të tij prej vartësi përballë mbretëreshës Melania Trump.
Po, si do të ecë kjo rrjedhë e re e kerij çifti kaq të pushtetshëm në Uashington?
Do kemi edhe raste të tjera ku Melania Trump do të na thotë latinisht si perandorët e mëdhenj të Perandorisë Romake: Hic Sum!
(Këtu jam unë)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?