Ngjela: Rama mendon të mjelë “lopën e brendshme”, defiçitet në treg do i mbulojë me pushimet verore
Avokati, Spartak Ngjela, thotë se qeveria shqiptare e sheh turizmin si pasaportë për të mbuluar defiçitet në treg për shkak të pandemisë.
Në një analizë për Ora News, Ngjela thotë se përballë mbylljes së turizmit ndërkombëtar Rama do të shfrytëzojë kapitalin vendas.
Ngjela: Investimet e turizmit i sheh me përparësi se do të kemi impakt të keq ekonomik nga karantina dhe virusi. Mendon të vjelë “lopën e brendshme”, kapitalin shqiptar, ai që ka shpenzuar deri tani në turizmin ndërkombëtar. Shqiptarët nuk e dinë që edhe këtu ka luks, edhe unë se kam ditur. Meqë janë ndaluar sivjet qarkullimet për turizëm, në vendet ku shqiptarët kanë bërë pushimet si Turqia, Italia, bregdeti francez. Mendon të zbusë efektet negative në treg dhe ekonomi si pasojë e kësaj gjendje. E ka të saktë apo jo këtë optikë nuk e di. Por Rama ka thënë se tani do ti drejtohemi turizmit shqiptar, ishte thënie patriotike por nuk kishte lidhje me patriotizmin. Po kishte lidhje me faktin që ata që shpenzojnë shumë për turizmin, kapitali dhe biznesi, ata do ta shpenzojnë në turizmin shqiptar.
Strategjinë nuk e sheh të gabuar dhe këtu shifrat janë kokëfortë. Ngjela thotë se ndër vite vetëm 20% e kapitalit bëjnë pushime në Shqipëri.
Ngjela: Dua të di sa ka rënë konsumi dhe si do ta rrisë. Dhe këtë që bën me turizmin e ka në funksion të rritjes së konsumit. Mendon se konsumi do ti fillojë të rritet. Pasi të mbarojë epidemia kërkon që ta marrë përmes pushimeve verore, turizmit. Nuk do të ikin më jashtë, vetëm 20% e kapitalit kanë bërë pushime këtu, 80% jashtë. Shifër marramendëse kjo, ai i di shifrat. Kërkon të rrisë konsumin dhe shëndoshë ekonominë përmes turizmit që të balancojë defiçitet e tregut.
Avokati parashikon se tregu do të ketë tronditje të mëdha si pasojë e Covid-19.
Ngjela: Pushteti politik i tij është në ngritje në funksion të shkeljeve, shkeljet janë bërë për epideminë. Çështja është se çfarë do të bëhet pas epidemisë, do të jemi të sigurt që mbaroi apo ky do të vazhdojë të na thotë se jemi në epidemi. Çfarë do të bëjë ky me pushtetin e madh, do ta lëshojë? Liria ka çmimin e saj, ne nuk e kemi paguar ende se dalin këta kryetarë partish, dhe këta kryeministra. Tregu do të ketë tronditje, mos e diskutoni. Ky nuk ka para, po e hedh me pikatore paranë në treg. Kjo çlodhje që i futi brenda bunkerëve i ka bërë të mendojnë se po drejtohen nga njerëz inkopetentë.