Ngjela: Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë

Spartak Ngjela

Nga Spartak Ngjela

Pas skandalit antishqiptar në bashkëpunim misterioz me vrasësit serbë të shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë.

Qëndresa e politikës kosovare dhe vetë qëndresa e opinionit publik kosovar, kundër Edi Ramës, mund ta shpëtojnë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor nga një kryeministër antikombëtar.

l.
Nëse Partia Socialiste e ka lëshuar këtë birbo që me politikë antishqiptare të shpëtojë dhjetë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, gabohet, sepse as Rama e as ata të dhjetë nuk kanë shpëtim.
Degradimi i një kryeministri të trembur që kërkon të shkatërrojë shtetin shqiptar, duhet neutralizuar menjëherë. Nëse Partia Socialiste nuk e kupton këtë, do të dëmtohet shumë rëndë.

Dhe tjetra: urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës kundër tradhëtisë antishqiptare të Edi Ramës, nuk mund ta lejojë më këtë krijesë pa atdhe që të vijojë të jetë kryeministër i Shqipërisë.

ll.
Siç duket jemi në të njëjtin regjistër politik: Ahmet Zogu dhunoi Shqipërinë iluministe me hordhitë serbo-ruse, erdhi në pushtet me ta, dhe shiti Kosovën; Enver Hoxha erdhi në pushtet si pjellë jugosllave duke tradhëtuar patriotizmin nacionalist kosovar; kurse Edi Rama po kërkon që, po me Beogradin, të garantojë pushtetin e tij korruptiv duke shitur edhe ky çështjen e Kosovës.
Por tani ka dështuar: politika e Kosovës e kapi dredhinë e tij, dhe sigurisht që po e denoncon. A mund të rrijë kryeministër i Shqipërisë një person i cili është shpallur nga kosovarët armik i Kosovës?
Por, nëse ata dy të parët, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, shqiptarët nuk i kapën dot, këtë të fundit duhet ta kapin si një copë rreckë e ta flakin në duart e drejtësisë.

SHKARKO APP