Ngjela: Sot në Greqi jetojnë 5 milionë shqiptarë arvanitas!

Nga Spartak Ngjela

Autoktonia shqiptare në Greqi dhe historia që po vjen…

Sot në Greqi jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë që quhen arvanitas. Kisha greke dhe historiografia greke, në shkolla të mesme dhe nëpër universitetet në Greqi ka mbi 150 vite që po gënjen popullin e vet për historinë e Greqisë. Dhe të gjithë frikën e kanë pasur dhe e kanë nga historia e të vërtetës së autoktonisë absolute që kanë shqiptarët në këtë rrjedhë historike tre – mijë – vjeçare:
ILIRI – ARBËRI – EPIR -SHQIPËRI.

Ja kjo është e vërteta e historisë për grekët që kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në shekullin e shtatë. Në territorin e Greqisë së sotme; autoktonë janë vetëm arvanitasit; dhe ata janë rreth pesë milionë shqiptarë që nuk u lejohet që të flasin gjuhën e tyre shqipe. Këta janë shqiptarët, kurse të tjerët; janë të ardhur nga Anadolli e Mesdheu në Shekullin e VII – të.

Por sot helenizmi ekstrem është në krizë sepse historiografia moderne e ka të vërtetuar tani që, kur grekët kanë ardhur nga Mesdheu, shqiptarët ishin autoktonët e Greqisë. Dhe pikërisht për këtë, me një qëllim të brendshëm; pas pushtimit që i bëri kisha greke dhe fuqitë e madha Arbërisë, deshën që ata ta zhduknin Shqipërinë dhe shqiptarët duke eliminuar gjuhën shqipe.

Por u morën të keqen: edhe Shqipërisë edhe shqiptarëve; por edhe gjuhës shqipe. Shqiptarët sot janë dy shtete të pavarur në Gadishullin Ilirik; por është edhe një gjysmë shteti, Maqedonia e Veriut gjithashtu. Por procesi do të shkojë edhe më tej; për shqiptarët dhe tokat shqiptare që janë ende të pushtuara. Dhe këtu hyn sigurisht Çamëria.
Dhe koha ka ardhur.

Aleanca e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta sjellë Arbërinë në kufijtë e historisë: ku ka shqiptarë që flasin shqip dhe janë autoktonë në Gadushullin Ilirik; ato janë territore të Arbërisë klasike. Dhe Arbëria klasike e mbretëreshës Teuta; sigurisht që po vjen; sepse deri tani i ka dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova.

Prisni dhe shikoni historinë tonë që po vjen për drejt Arbërisë klasike sipas vijës historike: ILIRI – ARBËRI – EPIR -SHQIPËRI.

SHKARKO APP