Ngrica në mbarë vendin deri në fillim të janarit

Dhjetori do të ikë me temperatura nën zero. Meteorologët dhe shërbimet sinoptike parashikojnë ngrica në mbarë vendin. Në Tiranë nata më e ftohtë do të jetë ajo e 1 janarit. Termometri parashikohet të shkojë në -8 gradë celcius. Në kryeqytet nuk do të ketë dëborë natën e ndërrimit të viteve, por vetëm ngrica. Temperatura të ulëta do të ketë në të gjitha qytetet. Në veri parashikohet që temperaturat të arrijnë në -14 gradë. Do të ketë edhe rreshje të dendura dëbore e ngrica që mund të shkaktojnë probleme në qarkullimin e automjeteve. E njëjta situatë mendohet se do të jetë edhe në juglindje.

Moti i keq do të përfshijë këtë javë të gjithë rajonin. Temperaturat do të jenë të ulëta nga 29 dhjetori deri më 3 janar. Rreshje të dendura dëbore pritet të ketë në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?