Ngritja e SPAK-ut, Patozi: Kaq gëzim nuk ka pasur as në kohën e Enverit
Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka reaguar kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.
Në një postim në facebook, Astrit Patozi thotë se kaq gëzim sa u shpreh për ngritjen e SPAK nuk ka pasur njerëzia as në marrjen e rrogave në kohën e diktaturës, me në krye Enver Hoxhën.
Gjithashtu Patozi zbulon edhe se çfarë i ka thënë Lutfi Dervishi pas betimit të anëtarëve të SPAK tek Presidenti Ilir Meta.
“URIM VONUAR PËR I SPAK-un
Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave.
A thua se këta prokurorët e e rinj, që u betuan paradite në Presidencë, do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve ata fatkeqët e goditur më shumë nga tërmeti.
Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun”, shkruan Patozi.