Ngujohen familjet e autorëve të vrasjes së dy kushërinjve

Frika nga hakmarrja ka bërë që disa familje të fisit Bushi në Kurbin të ngujohen menjëherë pas vrasjes së dyfishtë të dielën e kaluar. Ata u janë nënshtruar rregullave zakonore deri kur palët të vendosin paqe midis tyre. Pavarësisht se tre të dyshuarit për vrasjen e Erjon dhe Kelvin Jushit janë në pranga, burrat dhe gratë e dy palëve i janë nënshtruar zakoneve të tyre pas ngjarjes. Fillimisht sa u përhap lajmi u mbyllën brenda afro 20 shtëpi.

Më pas sipas zakonit, të ngujuar qëndrojnë vetëm familjet e autorëve dhe ata më të ngushtët në rreth familjar nga rrënjët e babait. Kurse fisi nga nëna ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Për këtë arsye ishte daja, ai që negocioi me shefin e komisariatit te Kurbinit, ç’ka u pasua me vetëdorëzimin në polici të tre djemve Bushi.

Mes familjeve Bushi dhe Jushi akoma nuk është futur ndonjë pajtor, apo siç mund të quhet ndryshe njeriu që bën bisedimet për kushtet e një situate, ku familjet ndodhen në hasmëri me njëra-tjetrën. Të shtunën në Laç, gjykata do të caktojë dhe masën e sigurisë për të arrestuarit, të cilët kanë thënë se e gjitha ndodhi në gjaknxehtësi e sipër por nuk donin të vrisnin kushërinjtë Jushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?