Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nicola Tesla, gjeniu që i fiksua pas pëllumbave dhe u dashura me njërin prej tyre

Aktualitet E diel, 15 Dhjetor 2024 09:52
Nicola Tesla, gjeniu që i fiksua pas pëllumbave dhe u dashura me njërin prej tyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj 

Nikola Tesla ishte një inxhinier dhe fizikant i njohur për punën e tij novator në energjinë elektrike. Ai konsiderohet një gjeni, me patenta të shumta në emrin e tij, por ai kishte një anë të çuditshme që shumë njerëz e kishin të vështirë ta kuptonin.

Ndër veçoritë e gjeniut Tesla ishte dashuria e tij për pëllumbat. Kur jetonte në Nju Jork, ai kalonte orë të tëra çdo javë duke ushqyer pëllumbat në park dhe në mënyrë rutinore merrte në shtëpi çdo të plagosur, në mënyrë që t’i ushqente me qumësht. Ai shpesh i mbante dritaret hapur në suitën e hotelit, në të cilin jetonte, në mënyrë që pëllumbat të mund të vizitonin kur të dëshironin, duke rezultuar të rrethohej nga një rrëmujë të tmerrshme që bënin fluturakët e tij të adhuruar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një herë ai madje i kërkoi një shefi hoteli që të përgatiste një përzierje të veçantë farash për miqtë e tij me pendë. Të njohurit e Teslës e panë të çuditshëm pasionin e tij për pëllumbat, sepse shpikësi ishte një germofob i njohur, siç duhet Germofobia është një term që përdoret për të përshkruar frikën patologjike të mikrobeve, baktereve, ndotjes dhe infeksionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tesla nuk u martua kurrë, por ai pranoi se ra në dashuri me një pëllumb të bardhë shumë të veçantë që e vizitonte rregullisht. Mësohet se ai ka thënë se: “Unë e doja atë pëllumb ashtu si një burrë do një grua, dhe ajo më donte mua. Për sa kohë që e kisha, jeta ime kishte një qëllim.” Mënyra e jetesës së Teslës si beqar ka të ngjarë të rrjedhë nga besimi i tij se intimiteti do të ndërhynte në kërkimin e tij shkencor. “Unë nuk mendoj se mund të përmendni shumë shpikje të mëdha që janë bërë nga burra të martuar,” vuri re një herë ai.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 30 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 35 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 1 ore

Në vitin 1922 Tesla raportoi se pëllumbi i bardhë i kishte fluturuar në dhomën e tij për t’i thënë se ajo po vdiste. Përpara se zogu të kalonte, tha ai, një dritë e bardhë shkëlqeu nga sytë e saj, më e ndritshme se çdo gjë që kishte krijuar ndonjëherë me makinerinë e tij elektrike. Tesla ishte zemërthyer nga vdekja e mekes me pendë dhe u tha miqve se në atë moment, ai ndjeu se puna e jetës së tij kishte përfunduar.

Pëllumbat ishin vetëm një nga idiosinkracitë e shumta të Teslës. Ai ishte i fiksuar pas numrit 3 dhe u përfshi në një sërë sjelljesh kompulsive rreth tij. Për shembull, ai zakonisht lante duart tri herë radhazi dhe ecte rreth një ndërtese tri herë para se të hynte. Tesla gjithashtu i urrente perlat dhe nuk pranoi të fliste me gratë që i mbanin ato. Arsyetimi pas këtyre sjelljeve mbetet një mister, megjithëse disa besojnë se ato janë shenja të çrregullimit obsesiv-kompulsiv.

Gjatë tre dekadave të fundit të jetës së tij, ka të ngjarë që asnjë në dhjetëra mijëra që e panë këtë zotëri që shoqërohej me pëllumbat duke i ushqyer ato, të mos e dinin se kush ishte. Fama e tij kishte vdekur dhe brezi që e njihte mirë kishte kaluar tashmë. Edhe kur gazetat, një herë në vit, shpërthenin në tituj për Teslën dhe parashikimet e tij të fundit në lidhje me mrekullitë shkencore që do të vinin, askush nuk e lidhi atë emër me njeriun tepër të gjatë, shumë të dobët, të veshur me rroba të një epoke të shkuar, i cili pothuajse çdo ishte aty duke ushqyer miqtë e tij me pendë. Ai ishte vetëm një nga individët e çuditshëm nga të cilët duhen një numër i madh i llojeve të ndryshme për të krijuar një popullsi të plotë të një metropoli të madh.

Etiketat e lidhura

albert vatajNicola Tesla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 19 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 21 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 30 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 35 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.