Nikolas Geixh, në protestën e minoritarëve të Himarës?!

Një projekt prej 3.5 milionë euro për zhvillimin urban të qytetit të Himarës ditën e diel do të pritet me protesta nga banorët e Himarës.

Projekti i rregullimit të qendrës së Himarës, do të prekë gjashtë objekte e toka dhe banorët po e kundërshtojnë. Ata thonë se kanë pak informacion ose aspak për këtë projekt.

Ndërkohë që protesta është njoftuar të dielën në orën 19:00 dhe interesi duket më i madh se zona, prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko-­amerikani Nikolas Geixh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cage është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta e disa dekadave për Vorio-­Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar.

Derisa presidenti Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitet 90’.

Por Nikolas Geixh i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002 duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?