Nikolla: Reforma në arsim ndryshoi rrënjësisht sistemin

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar këtë të hënë, në një takim me mësues nga i gjithë vendi, se reforma e ndërmarrër nga qeveria ka ndryshuar rrënjësisht arsimin në Shqipëri.

“Sot kemi një arsimim real dhe jo si dje kur kishim shitje të diplomave dhe çertifikatave fiktive”, ka thënë Nikolla.

Përveç cilësisë së arsimit, ministrja ka nënvizuar se, reforma ka sjellë një ndryshim pozitiv edhe në procesin e emërimeve në këtë sistem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është shprehur e vendosur për ta çuar përpara implementimin e kësaj reforme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përmes kësaj reforme sot kemi ngritur gjimnazin e gjeneratës së re. Kjo është reforma e arsimit edhe për regjistrimin në universitete”, ka thënë Nikolla.

Standardi që ndjekin vendet e përparuara është krejt tjetër, ka nënvizuar ajo, por edhe qeveria shqiptare po ecën në të njëjtin drejtim.

“Deri dje askush nuk kishte sy e vesh për të parë e dëgjuar ankesat e qytetareve”, ka shtuar NIkolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?