Nikos Kotzias: Rama s’ma përmendi fare çështjen çame
Ministria e Jashtme greke ka publikuar në faqen e saj zyrtare një intervistë të ministrit Nikos Kotzias dhënë Radio Alfa, ku flet për marrëdhëniet ndërreligjoze tek ne, por edhe për zgjedhjet e parakohshme. Ministri i Jashtëm grek, thekson se në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe shton se Athina do të ndikojë fuqishëm politikisht në këtë situatë. Por, ajo që është interesante, është fakti se ai flet për një përplasje mes gylenistëve dhe njerëzve të Erdoganit në Shqipëri.
***
“Elita shqiptare, avazh-avash po formohet nga njerëz të Gylenit, pasi shkollat e tij janë të përhapura në të gjithë vendin dhe janë të suksesshme. Fatkeqësisht, shkollat greke janë pak dhe vetëm njëra prej tyre ka emër të mirë. Në vend po zhvillohet një betejë mes gylenistëve dhe mbështetësve të Erdoganit, gjë e cila ka frustruar liderët fetarë në vend”, tha Kotzias në intervistën për radion greke Alfa. Pjesë nga intervista: “Kam pasur studentë në Universitetin e Pireut që tani janë mësues në Shqipëri, dhe ndihem krenar. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Por në këtë marrëdhënie të mirë ka probleme historike. Dhe ne kemi një Shqipëri që kishte dy karakteristika: e para se iu afrua Turqisë me hapa shumë të shpejtë gjatë dekadës së kaluar dhe se Turqia u përpoq ta bëjë Shqipërinë një pjesë, të themi, të Perandorisë së vjetër Osmane, – dhe dyti, një nacionalizëm që rilindi me anë të dinamizmit të zgjerimit të asaj që ne e quajmë “faktori shqiptar”. Kështu, në jetë kemi dy anë. Unë mendoj se ne kemi këto zhvillime pozitive: se Shqipëria nuk është e lidhur me qerren turke, se shqiptarët, madje edhe udhëheqësit e tyre fetarë dhe shikoni në këtë, kanë qenë të frustruar nga sjellja e udhëheqjes turke ndaj tyre”.
Çfarë jeni duke thënë është shumë e rëndësishme…
Ju e dini, është e rëndësishme që udhëheqësit fetarë dhe nuk kam parasysh kryepeshkopin Anastas, këtë njeri të shenjtë dhe të urtë, por ata të feve të tjera, janë thellësisht të shqetësuar. Mos harroni se Gulen kishte ndërtuar një numër shkollash të suksesshme dhe fondacione në Shqipëri, të cilat janë ndjekur nga një pjesë e madhe e klasës së elitës së Shqipërisë. Për fat të mirë, ka edhe disa shkolla greke, të tilla si Arsakeio, në Shqipëri. Këto elita ishin të frustruara, së bashku me udhëheqësit fetarë, në natyrën e betejës së madhe të elitës së Turqisë me përkrahësit e Gulenit, me të cilët kishin formuar një lidhje. Por unë nuk dua të analizoj Shqipërinë. Ne kemi disa fenomene të reja në marrëdhëniet tona. Prishja e lidhjeve të ngushta shqiptaroturke është një zhvillim shumë interesant që politika e jashtme greke duhet ta ketë parasysh. Gjithashtu, ne kemi parasysh faktin se po shfaqen neonacionalizma dhe se një pjesë e politikës së jashtme, nuk e kam fjalën për diplomatët, por për politikanët, i kanë sytë te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, te zgjedhjet që bëhen vitin e ardhshëm. Zgjedhjet janë caktuar për në verë, por ato mund të mbahen edhe më herët, në janar ose shkurt. Ju çfarë kuptuat tani që shkuat dhe folët me ta? Çështjen çame do të vazhdojnë ta mbajnë të hapur? Çfarë duhet të bëjë politika e jashtme greke? Një gjë është që të denoncojë anët e këqija të marrëdhënieve me Shqipërinë, dhe këto anët këqija ekzistojnë. Tjetra është që të ulen dhe thonë me krenari, se kemi arritur edhe disa gjëra të mira. Unë jam një tifoz i politikës së jashtme proaktive. Kjo është, të luftoj për të përmirësuar marrëdhëniet dhe zgjidhur problemet. Për shkak se në Tiranë, në konferencën për shtyp dhe në atë të universitetit ku unë shkova për të folur, kam thënë: Kemi probleme! Ne kemi probleme! Politika e jashtme duhet të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve dhe të mos kemi frikë që, nëse problemet zgjidhen, humbim objektin se me çfarë të merremi.
Unë shkova për të zgjidhur problemet. Në një situatë të vështirë, për shkak se vizita ime u parapri nga konferenca e partisë çame, ku kishte tone të ngritura për këtë çështje, ndërsa shtypi grek, katër gazeta, pyesnin: “Ku po shkon Kotzias?”. Pra, siç thashë, kjo nuk është politikë e jashtme, por është “mos shko për të zgjidhur ndonjë problem, sepse nuk do të kemi më asgjë me çfarë të merremi”. Unë kam dy gjëra për të thënë në lidhje me çështjen çame. Së pari: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha katër herë, publikisht para kamerave gjatë konferencës për shtyp, por dhe në Universitetin e Tiranës, se Çamëria dhe marrëzi të tilla nuk ekzistojnë. Se Shqipëria është pjesë e Traktatit të Helsinkit, dhe askush nuk mund të kërkojë ose të ëndërrojë ndryshim të kufijve. Kërkesa themelore e kësaj partie çame, në prezencën time, vdiq. Pyetja nuk është nëse duhet të shkoja ose jo. Pyetja është nëse ia vlejti që shkova. Dhe tjetër. Vetë zoti Rama, kur u takova me të dhe që është nga ata që e thotë mendimin e tij, pa asnjë dyshim, nuk ma ka ngritur fare këtë çështje”.
KOHA JONË SONDAZH

