Nipi i deputetit rreh kryetarin e Bashkisë

Pas denoncimit që u bë publik mbrëmjen e së mërkurës, sot janë mësuar detaje të reja nga dhuna e ushtruar tek kryetari i Bashkisë së Divjakës.

Fredi Kokoneshi thotë se është grushtuar nga nipi i deputetit socialist Paulin Stërkaj. Ishte zyrtari që denoncoi në komisariatin e Divjakës se u ofendua dhe u godit me grushte nga 32-vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë.

Kryetari i Bashkisë, po ashtu pretendon se është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit. “Një i ri më goditi me grusht në fytyrë për shkak të detyrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Kokoneshi nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32-vjeçarin, i cili është administratori i “Divjaka Resort”, ndërsa dyshohet se shkak për sherrin ishte pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim të paguajë. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?