Nipi i la shtëpinë si garanci në bankë dhe s’lau kredinë, e moshuara tenton të vetëvritet

 

Nuk përballoi dot dhimbjen e të mbeturit pa shtëpi mbi kokë dhe tentoi vetëvrasjen.

Kjo është historia e një 62 vjeçares Sabahet Puka, në Shkodër, e cila qëlloi veten me armë zjarri, pak pasi kishte marrë lajmin nga përmbarimi se do t'i sekuestrohej banesa.

Ajo është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithçka nisi kur në padijeni të saj, nipi i të moshuarës kishte marrë një kredi, duke lënë si garanci shtëpinë e saj.

Por duke mos mundur të shlyejë kredinë, banka është detyruar të nxjerrë në ankand banesën. Teksa sot pritej dhe ekzekutimi i urdhërit të sekuestrimit nga përmbarimi. 

SHKARKO APP