Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje te Liqeni, Veliaj: Premtim i mbajtur

Nis prishja e ndërtimeve pa leje te Parku i Liqenit Artificial. Ashtu siç kishte premtuar edhe pak kohë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, se gjatë muajit prill do të niste prishja e ndërtimeve pa leje në liqen, ka nisur tashmë në terren aksioni i prishjes së të gjitha objekteve që nuk janë të legalizuar apo që nuk kanë aktin e pronësisë mbi to.

“Siç premtuam, nisëm prishjet e mejhaneve te Liqeni – kush e do mjedisin, bujrum të japë një dorë këtu, jo te lodrat!”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Twitter duke i’u referuar pikërisht këtij aksioni.

Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut në pjesën e Digës së Liqenit. Punonjësit e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë Tiranë kanë filluar me çmontimin e strukturave të hekurit dhe prishjen platformave të betonit që qëndronin mbi liqen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?