Nis kontrolli për pishinat. Ja kushtet që duhet të plotësojnë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njoftoi sot se ka intensifikuar inspektimet në subjekte të cilat janë në shërbim të popullatës për sezonin turistik veror.

 Përvec inspektimeve të planifikuara në Planin Vjetor 2016 nga ana e degëve të ISHSH në qarqe po i kushtohet vëmendje inspektimeve në pishina dhe subjekte të sherbimit të ushqimeve të përgatitur si restorante, fast food etj.

“Zbatimi i ligjit në mënyrë konstante dhe të barabartë nga ana e inspektoreve të ISHSH do të shmangë cdo lloj keqkuptimi për të gjithë ata subjekte që ofrojnë shërbimet e mësiperme gjatë sezonit veror dhe në të njejtën kohë do të krijojnë besimin e nevojshëm të pushuesit për cilësinë e shërbimit të ofruar..”,- thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Inspektorati jep dhe detajet se ku do të jetë i fokusuar kontrolli i pishinave:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pishina inspektimi do të ketë në fokus përvec plotësimit të një sërë kërkesash edhe:

rregulloren e brendshme për pishinat;

praninë e një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së pare;

pasjen e një pike të ndihmës së shpejtë;

respektimin e kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës;

kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, etj.

Në subjekte të shërbimit të ushqimeve të përgatitura si restorante, fast food etj. inspektimi do të ketë në fokus përvec të tjerave edhe:

veshjen me pllaka majolike të mureve të kuzhinës e të lavamaneve në lartesinë 1.60m;

pasjen e një vendi të posacëm për larjen e enëve;

rrjetat e telit në dritare;

frigorifer ose dhomë frigoriferike për produktet ushqimore;

pasjen e vendeve të vecanta për larjen e duarve të klientëve;

ndarjen e produkteve ushqimore në frigorifer;

ruajtja e kampioneve ushqimore për një periudhe 24 orëshe;

plotësimin e kërkesave higjeno sanitare në vendet e magazinimit e të ruajtjes së produkteve ushqimore, etj.

Respektimi i kërkesave të mësiperme është domosdoshmëri për të gjitha pishinat dhe subjektet e shërbimit të ushqimeve të përgatitura si restorante, fast food etj.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor fton të gjithe qytetarët të bashkëpunojnë me ISHSH duke denoncuar çdo rrezik të shëndetit publik pranë numrit pa pagesë 0800 40 40 ose në portalet “Stop Korrupsionit” dhe “Komisariati Dixhital”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?