Nis lufta e 3-të? Rusia dhe NATO, stërviten për një katastrofë globale
Stërvitjet ushtarake në kufir midis Rusisë dhe NATO-s, kanë ndezur thashetheme se jemi në një konflikt global, i cili shihet të jetë në një shkallë nuk është parë që nga vitet 1940. Frika është rritur në prag të disa grumbullimeve ushtarake në shkallë të gjerë në shtetet baltike dhe Europën Lindore.
Gazeta britanike, “Daily Express”, pas një investigimi, zbulon se stërvitja 10-ditore, panë më shumë se 31,000 pjesëmarrës nga 24 kombe të mblidhura në Poloni. Spekulimet për një luftë të re të ftohtë kanë rritur në ditët e fundit me vendosjen e flotës veriore detare të Rusisë në Mesdhe.
Shërbimi ushtarak Rus, referuar materialit të “Daily Express”, publikoi planin se për më shumë se 2.000 mjete të ajrit, detit dhe tokës, do të ishin pjesë e stërvitjes gjatë verës. Programi përfshnte dhjetra manovra në shkallë të gjerë dhe stërvitje anti-terror, në një kohë kur NATO po kryen ushtrimet e veta në Europën Lindore.
Sipas shkrimit, Ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka pohuar se stërvitjet do të kryhen deri në fund të tetorit, ku nëntë prej tyre përfshijnë partneritetin me vendet e huaja, duke përfshirë Bjellorusinë dhe Mongolinë. Sergei Shoigu tha se periudha e trajnimit do të jetë “intensive”.
Zyrtarët e NATO-s, nga ana tjetër, kanë akuzuar Rusinë se fshehurazi po mbledh trupa në kufirin e Europës duke pretenduar për të kryer stërvitje trajnimi.
Në shkurt të vitit 2014, Rusia e ka përdorur nën petk faktin se, “ushtrimet janë të parakohshme”, e ku mblodhi mbi 38.000 trupa në afërsi të kufirit të Ukrainës. Disa ditë më vonë, ato trupa mori pjesë në aneksimin e Krimesë.
Nga ana tjetër e kontinentit, referuar gazetës, e cila shkruan se: “Në Azi, në Shtetet e Bashkuara dhe në Filipine, janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta dhe partneritete të reja ushtarake janë formuar mes ish-armiqve, duke përfshirë Pakistanin dhe Rusisë”. Për herë të parë në historinë moderne dy armiqtë e Luftës së Ftohtë, do të kryejnë stërvitje së bashku. Stërvitjet gjithashtu dërgojnë një mesazh sfidues në Amerikë, e cila ka parë edhe marrëdhëniet me Pakistan të ftohta gjatë viteve të fundit.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

