Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, hidhen bomba molotov
Tubimi i sotëm para Bashkisë Tiranë ka nisur sërish me tensione mes protestuesve dhe policisë, e cila ka rrethuar godinën.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov tek dera e institucionit, ndërsa kanë ndezur tymuese.
Gjithashtu, ata janë përplasur me efektivët teksa kanë tentuar të çajnë kordonin policor, skenare këto të përdorura edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë.
Protestuesit për herë të parë mbajnë në duar flamurin e Partisë Demokratike, pasi gjykata i dha vulën kryetarit të PD-së, Sali Berisha.