Nis ndeshja, kabineti “Rama” luan kundër ambasadorëve të BE
Përfaqësues të qeverisë dhe deputetë të mazhorancës po zhvillojnë një ndeshje miqësore me ambasadorët e vendeve të BE, në Tiranë. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe aktualisht udhëheq Qeveria me rezultatin 1:0, pas golit të shënuar nga deputeti socialist, Eduard Shalsi.
Nga kabineti “Rama” në fushë ndodhen ministrat Edmond Haxhinasto, Saimir Tahiri, Blendi Klosie, Arben Ahmetaj si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu në këtë takim, luajnë edhe deputetët e PS Besnik Bare e Eduard Shalsi.
Në portë si përfaqësues i qeverisë, luan Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Tahiri e Shalsi luajnë në sulm. Erion Veliaj luan në pozicionin kyç të lojës, në mesfushë. Ndërsa në mbrojtje ndodhet Besnik Bare. – See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/takimi-miq-sor-kabineti-rama-luan-kund-r-ambasador-ve-t–be-364435.html#sthash.nTT3rwWi.dpuf
KOHA JONË SONDAZH

