Nis numërimi i votave

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48 %. Ndërkohë në disa zona ka nisur procesi i numërimit. Në Pustec Edmond Themelko, kandidati i ASHE në njësine e qeverisjes vendore në Pustec, kryeson kundrejt rivalit të tij Miallaq Apostollovski të APPD. Burime nga KZAZ e kësaj zonë bëjnë të ditur se Themelko kryeson në 3 qendra votimi nga 8 gjithësej. Pusteci është njësia e vetme që ka filluara procesi i numërimit. Sic e raportoi edhe kryetarja e KQZ. Lefterie Luzi tha se në njësinë minoritare të Pustecit ka filluar procesi i numërimit.

Pjesmarrja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur të dielën se pjesëmarrja në votimet e 21 qershorit është 48 për qind. Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, gjatë një dalje për mediat mbrëmjen e sotme, informoi mbylljen zyrtare të procesit të votimit në të gjithë vendin, ndërsa deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave të sjella nga 1825 qendra votimi(QV) është në masën 48.28 për qind.

Një tjetër informacion lidhet me pjesëmarrjen e femrave, e cila, tha ajo, ka qënë në masën 37.61 për qind. Gjithsesi, sipas kryetares Luzi përqindja e saktë do të dalë gjatë numërimit të votave, ndërsa  faqja e web-t e KQZ-së do të jetë informacioni i saktë, të cilit duhet t’i referohet media. “Mbyllja e procesit të votimit shkoi përgjithësisht mirë dhe u krye në orarin e përcaktuar në kodin zgjedhor(ora 19:00), ndërsa në një numër të vogël QV, si në bashkinë Shkodër dhe Vlorë ky proces vijoi dhe pas orës 19:00, pasi zgjedhësit ishin ende në radhë për të votuar”, tha Luzi. Rreth orës 19.15 komisionet e QV-ve kanë nisur me dorëzimin e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore, drejt Vendeve të Numërimit të Votave(VNV), një proces ky, sipas KQZ-së, që po vijon normalisht. Kryetarja e institucionit zgjedhor i bëri thirrje KZAZ-ve, që në zbatim të ligjit, të kryejnë me korrektesë dhe në kohë procesin e marrjes në dorëzim të kutive të votimit, që më pas do të garantojnë kryerjen e procesit të numërimit të votave, brenda afateve ligjore. KQZ i bëri thirrje dhe partive politike për të emëruar anëtarët e grupeve të numërimit të votave, pasi rezulton se në disa ZAZ të qarkut Shkodër dhe Vlorë, ende nuk është kryer kjo procedurë. 

 
Lajme të tjera nga zgjedhjet:

Paloka: Ka patur manipulime

PS: Pjesëmarrja më e madhe, sinjal i fitores

Zgjedhjet, ja qendrat problematike

6 raste të votimit me karta të dubluara

7 individë të inkriminuar që mund të fitojnë

PD: Dako kërcënoi me jetë komisionerët

Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët

 Patozi sherr me anëtarët e KZAZ-së në Vorë 

Berisha voton dhe denoncon: Ja bandat e LSI

Lezhë, qëllohet me qytën e pistoletës militanti i PD

Durrës, PD nuk lejon votuesit fiktivë të votojnë

Parregullsi në Tepelenë, Bilisht e Roskovec

PD, pakënaqësi me procesin

Edi Rama:Mos u ankoni nëse nuk votoni

Kryeministri, mesazh qytetarëve shqiptarë

Meta: Kjo është një ditë historike

SHKARKO APP