Nis prodhimi i matësave inteligjente

 

Kompania “Deutche Telekom” ka filluar prodhimin e 9300 matësave inteligjentë, të cilët do të instalohen në zonat më problematike të Shqipërisë. Projekti pilot, i cili do të shërbejë fillimisht si eksperiment për kompaninë e shpërndarjes sa i takon parametrave për instalimin e tyre, do të nisë brenda pak javësh.

Në një intervistë për Vizion Plus, Ari Luarasi, inixhiner i OSHEE thotë se kërkesa për llojin dhe standardet që duhen për vendin tonë të këtyre matësave është çuar te firma dhe tashmë pritet vetëm që ata të mbërrijnë dhe të nisë vendosja.

Matësat do të shërbejnë jo vetëm për uljen e konsumit, por mundësitë e vjedhjes së energjisë, mbifaturimi dhe lënia në dorë të punonjësit të OSHEE, të vendosjes së vlerës së çmimit të dritave do të jenë zero. Përmes një portali online, çdokush që do të ketë këtë smart beteres do të mund të kontrollojë në kohë reale energjinë që ka shpenzuar.

Njëkohësisht me ndërrimin e matësave, kompania OSHEE do të investojë edhe në rrjetin e shpërndarjes, gjë e cila do të ulë ndjeshëm jo vetëm humbjet në rrjet, por edhe ndërprerjet e energjisë për shkak të defekteve. Katër zonat që do të vendosen këta lloj matësish janë Bathorja, Paskuqani, Alliasi dhe Babrruja, të cilat njihen si mjaft problematike jo vetëm në debitë që kanë krijuar, por edhe në mungesën e sahateve. 40 mijë të tjerë janë planifikuar që të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë.

Vizion Plus

SHKARKO APP