Protesta e opozitës zhvendoset te Parku i Liqenit (FOTO/VIDEO)
Rreth orës 10 të ditës së sotme ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike për taksat dhe ndërtimin te Parku i Liqenit.
Protestuesit janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës dhe kanë nisur të qëllojnë me vezë dhe domate godinën e Bashkisë.
Protesta e sotme pason atë të mbajtur dje në Parkun e Kodrave të Liqenit që kundështonte projektin e Bashkisë.
Në krye të protestës së sotme janë deputetët e PD, Edi Paloka, Arben Ristani, Flamur Noka, Ridvan Bode, Jorida Tabaku etj.
Protesta shoqërohe nga kënga tashmë e famshme e kënduar nga Agron Llakaj dhe grupi i humoristëve të programit Al Pazar, drejtuar kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
“I pari kryetar bashkie që guxon të hapë rrugën e betonit parkut të Liqenit. Nuk e ka bërë askush më parë, nuk e ka bërë as Edi Rama. I kanë ardhur rrotull parkut të Liqenit dhe ky sot guxon të bëjë këtë gjë, duke e konsideruar park lodrash për fëmijë. Tirana ka vende plot për parqe lodrash për fëmijë”,- tha deputeti demokrat Gerti Bogdani.
Deputeti i PD, Gent Strazimiri ftoi protestuesit të drejtohen te Parku i Liqenit.
http://www.kohajone.com/2016/02/22/aksioni-tjeter-i-shoqerise-civile-ngrihen-cadra-tek-parku-i-liqenit/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YtSl2cYJu5I” width=”560″ height=”315″]