Nis puna për thellimin e Portit të Durrësit

Thellimi i basenit të Portit Durrës, një ndërhyrje e cilësuar emergjente do të nisë brenda muajit maj. Drejtori i ekzekutiv i Autoritetit Portual, Agron Tare thotë se pas përfundimit të procesit të tenderimit gjithçka është gati për nisjen e punës.

Punimet parashikohet që të përfundojnë brenda vitit, duke mundësuar kështu ankorimin dhe përpunimin e anijeve me tonazh të rëndë në portin më të madh në vend.

 “Thellimi i basenit dhe i kanalit të hyrjes në Portin e Durrësit është jetik për ekonominë shqiptare pasi rrit kapacitetet përpunuese, do vijnë anije me ngarkesa 20 mijë ton dhe konkurrojmë portet në rajon. Edhe porti i Durrësit hyn realisht kompetitiv në tregun e transportit detar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa për thellimin e Portit të Durrësit ka kohë që bëhet edhe nga grupet e biznesit e lidhur me eksportuesit të cilët përdorin këtë port për të dërguar jashtë Shqipërisë produktet e tyre siç janë bizneset e çimentos apo metaleve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?